jezik / language / sprache / la langue / Язык / la lingua / gjuha / el idioma

serbian usa DE FR RU IT AL ES
EVENT Group d.o.o.

24/7 Telefon 24/7

+381 (0)63 106 28 36

office@eventgroup.rs

Për neve

Me ndryshimet e shkaktuara në vitin 2000 dhe rritjen e kërkesave për shërbime të përkthimit, u paraqit nevoja për përkthyes profesionistë, preciz dhe cilësor, të cilët mund të përmbushin edhe standardet më të larta të korporatave të huaja dhe atyre vendore.

Në atë kohë është profilizuar grupi i dedikuar i përkthyesve me gojë dhe me shkrim, të cilët përbëjnë bërthamën e ekipit tonë.

Me rritje të përhershme dhe të udhëhequr me dëshirën e klientëve tonë që të kompletojmë shërbimet, kemi siguruar edhe tërë pajisjen teknike. Hapi tjetër ka qenë që klientëve tonë t’u ofrojmë ndihmë rreth organizimit të evenimenteve dhe konferencave të mëdha.

Tani kemi mundësi të organizojmë akomodim, transport, ketering dhe të gjitha shërbimet tjera përcjellëse, me dhe pa shërbime përkthimi.

Te klientët me të cilët kemi ndërtuar mirëbesimin, kemi pasur raste që me ekspertizën tonë i kemi ndihmuar edhe si konsulentë në fushën e burimeve njerëzore, kontabilitet, administratë, hartimin e identitetit vizual si dhe planifikim strategjik.

Qëllimi ynë është të mbetemi në mesin e pesë firmave të para më të mira nga fusha e biznesit tonë, të rrisim numrin e klientëve të kënaqur me shërbimet tona dhe të mbajmë nivelin më të lartë të cilësisë.

Vlerësimi falas

Vlerësimi i shpejtë dhe falas i shpenzimeve dhe
kohës së duhur për shërbimin e kërkuar.

Telefon 24/7 +381 (0)63 106 28 36

Copyright © 2014 EVENT Group d.o.o.