jezik / language / sprache / la langue / Язык / la lingua / gjuha / el idioma

serbian usa DE FR RU IT AL ES
EVENT Group d.o.o.

24/7 Telefon 24/7

+381 (0)63 106 28 36

office@eventgroup.rs

Shërbimet e përkthimit

Është me rëndësi të kuptoni atë që dëgjoni ose lexoni dhe që bashkëfolësi t’ju kuptojë plotësisht. Na lejoni t’ju “sjellim“deri në pikën e dëshiruar të të kuptuarit. Mos lejoni që gjuha të bëhet pengesë, por le të jetë ajo lidhje në komunikim, qoftë lidhje biznesi apo lidhje private, rrugë me të cilën thjeshtë dhe qartë do të përcillni idenë tuaj, të kuptoni dhe realizoni qëllimin tuaj. Keni besim te linguistët, ekspertët e gjuhës dhe të komunikimit, përkthyesit me përvojë shumëvjeçare

Përkthimi gojor- Interpretimi

Planifikoni takim, seminar, konferencë shtypi ose të shkoni në shtete tjera dhe ju nevojitet përkthyes? Jemi këtu t’ju ndihmojmë të bëni përzgjedhjen më të mirë. Shumica e përkthyesve tonë kanë mbi 10 vjet përvojë në vend dhe jashtë vendit. Njohin terminologjinë, me përsosmëri njohin gjuhën në të cilën (nga e cila) përkthejnë dhe kanë aftësi t’i përshtaten folësit. Kemi bashkëpunëtorë profesional nga fusha juridike (me përvojë nga Haga, Strazburgu, Brukseli), mjekësia (kemi përkthyer në shumë konferenca ndërkombëtare dhe kongrese të specializuara ngushtë), fusha e ekonomisë, bankare, industria automobilistike, ekologjia, psikologjia, mjekësia alternative dhe budizmi.

Përkthimi simultan

Përzgjedhja më e mirë për konferenca në të cilat koha është faktor i rëndësishëm dhe dëshironi që dëgjuesit me anë të receptorëve (dëgjueseve) të përcjellin përkthimin e folësit njëlloj sikur ta njihnin vetë atë gjuhë. Përkthyesi flet njëkohësisht dhe është e mundur puna në më shumë gjuhë njëkohësisht. Përkthyesit qëndrojnë në kabinë të papërshkueshme nga zëri, punojnë në çift dhe ndërrohen çdo gjysmë ore.

Përkthimi konsekutiv

Është ideal për konferenca të vogla, grupe punuese dhe takime në të cilat përkthyesi qëndron afër folësit dhe pas përfundimit të fjalive të plota përkthen fjalimin e folësit në gjuhën e kërkuar. Përkthyesit tonë janë elokuent, kanë përvojë në paraqitje publike, i përshtaten gjatësisë së fjalimit dhe shënojnë tekstin për të përcjellur pa asnjë gabim atë që është thënë.

Përkthimi me pëshpëritje respektivisht Chuchotage

Është teknikë e posaçme e përkthimit me të cilën përkthyesi, pa pajisje për përkthim simultan, iu përkthen dëgjuesve (por jo më shumë se 2-3 personave që qëndrojnë në pjesën e njëjtë të dhomës) në mënyrë të qetë por të qartë ato që dëgjon Forma e këtillë e përkthimit nuk zgjatë më shumë se 2-3 orë.

Shërbimet tjera të posaçme: përkthimi i bisedave telefonike - ndonjëherë nuk jeni të sigurt se do të kuptoni në tërësi bashkëfolësin e huaj me të cilin planifikoni të bëni bisedë telefonike. Qëndrojmë në dispozicionin tuaj edhe për këtë lloj të përkthimit, i cili është në mes të përkthimit konsekutiv dhe përkthimit me pëshpëritje. Njëjtë vlen edhe për përkthimin e bisedave që bëhen me anë të skype, etj. Na thoni për çfarë keni nevojë, do t‘ju ofrojmë zgjidhjen më të mirë.

Përkthimi me shkrim

Kemi mundësi të përkthejmë tekste, filma korporativ, shkrime të vjetra ose literaturë profesionale në të gjitha gjuhët e botës dhe nga të gjitha gjuhët e botës. Paraqituni te ne për të bërë vlerësim falas. Përkthyesit tanë kanë përvojë, janë profesionistë dhe shpesh të specializuar për fusha të caktuara. Klientëve të cilët kanë terminologjinë e vetë specifike, iu dalim në ndihmë duke përdorur instruksionet të cilat na japin. Në çmimin e përkthimit është llogaritur edhe shërbimi i lektorimit, të cilin e bën folësi burimor për të verifikuar nëse përkthimi është bërë në frymën e gjuhës në të cilën bëhet përkthimi, me çka ju garantojmë përkthim të cilësisë më të lartë.

Përkthimi me vulë të përkthyesit gjyqësor

Ndonjëherë ju duhet përkthim zyrtar i ndonjë dokumenti. Me vulën e vet përkthyesi gjyqësor garanton saktësi të përkthimit me origjinalin. Do të pranoni dy kopje të përkthimit i cili është i ngjitur me origjinalin ose kopjen me anë të shiritit të posaçëm (kordeles së kuqe). Sipas nevojës, mund t’ju sigurojmë edhe përcjellje të përkthyesit në gjykatë, komunë ose te ofiqari, etj.

Me anë të procedurës së thjeshtësuar të pranimit të dokumenteve kursejmë kohën tuaj - që është shpesh faktor vendimtar në biznes.

Shërbimet tjera - Nëse keni ndonjë dokument të rëndësishëm, saktësinë gramatikore dhe stilistike të së cilit dëshironi ta verifikoni, folësit burimor të të gjitha gjuhëve dhe natyrisht lektorët për gjuhën serbe, qëndrojnë në dispozicionin tuaj.

Me kërkesë të klientit përkthyesit tonë mund të bëjnë përkthime edhe në programe të posaçme (Trados ose Wordfast) online.

Vlerësimi falas

Vlerësimi i shpejtë dhe falas i shpenzimeve dhe
kohës së duhur për shërbimin e kërkuar.

Telefon 24/7 +381 (0)63 106 28 36

Copyright © 2014 EVENT Group d.o.o.